Breaking News

Ruhani: SHBA nuk është e besueshme për negociata pas largimit nga marrëveshja bërthamore

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se administrata amerikane nuk është më në gjendje të provojë besueshmërinë e saj për negociata pas tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe nga një numër i traktateve të tjera ndërkombëtare.

Ruhani e bëri këtë deklaratë në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë të hënën, në të cilën ai ju përgjigj pyetjeve rreth çështjeve të brendshme të Iranit dhe zhvillimeve të jashtme, veçanërisht pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore. “Ne jemi gjithmonë në favor të diplomacisë dhe bisedimeve … Por bisedimet kanë nevojë për ndershmëri … SHBA rivendos sanksionet kundër Iranit dhe del nga marrëveshja bërthamore, dhe pastaj dëshiron të mbajë bisedime me ne,” tha Presidenti iranian. Ai shtoi se SHBA duhet së pari të provojë se është e gatshme për të zgjidhur problemet përmes negociatave, pas tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore. Presidenti iranian më tej deklaroi se thirrja e fundit e presidentit amerikan Donald Trump për bisedime të drejtpërdrejta me Iranin kishte për qëllim vetëm krijimin e përçarjes në Iran. “Thirrja e Trump për bisedime të drejtpërdrejta është vetëm për konsumin e brendshëm në Amerikë … dhe për të krijuar përçarje në Iran,” vuri në dukje Ruhani. Ai tha se Trump nuk donte që sanksionet anti-iraniane të ishin të njëanshme dhe dëshironte që e gjithë bota të vendoste sanksione ndaj Iranit, por ai nuk e arriti këtë qëllim. “Edhe sot, Evropa ka qëndruar kundër sanksioneve që i janë ri-imponuar Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më parë, Evropa ishte gjithmonë një aleate e Amerikës, “tha presidenti iranian. Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara do të pendohen për imponimin e sanksioneve ndaj Iranit, Ruhani theksoi se kombi iranian mund të kapërcejë të gjitha vështirësitë ekonomike nëpërmjet unitetit.

Advertisements