Breaking News

Linja ajrore e Arabisë Saudite ndalon udhëtimet për në Kanada

Pas përshkallëzimit të tensioneve në marrëdhëniet mes Riadit dhe Otavës, Arabia Saudite ka ndaluar të gjitha fluturimet për në Kanada.

Kanadaja ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të aktivistëve të çështjeve sociale dhe për të drejtat e grave në Arabinë Saudite. Kjo e fundit deklaratën e Kanadasë e ka quajtur ndërhyrje në punët e brendshme dhe ka dëbuar ambasadorin kanadez nga Riadi. Ministria e jashtme e Arabisë Saudite, duke reaguar ndaj shqetësimeve të qeverisë kanadeze mbi arrestimin e aktivistëve civilë dhe mbështetës të të drejtave të grave në Arabinë Saudite, ka dëbuar ambasadorin kanadez nga Riadi. Arabia Saudite gjithashtu ka thirrur dhe tërhequr ambasadorin e saj nga Kanadaja dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet tregtare dhe investuese në Kanada. Burimet saudite kanë thënë se autoritetet e Riadit kanë arrestuar aktivistë civilë në Arabinë Saudite, si  Sarmar Badahi dhe Nasima Al-Sadeh. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut iu përgjigjën këtyre arrestimeve, duke thënë se zyrtarët sauditë e konsiderojnë çdo protestë paqësore si një kërcënim ndaj qeverisë së tyre tiranike. Vitin e kaluar, veçanërisht pas emërimit të Muhamed bin Selman si Princi i Kurorës i cili ndjek politikat amerikane dhe izraelite në rajon, me dhjetëra tregtarë, klerikë, princa dhe studiues janë arrestuar dhe burgosur në Arabinë Saudite. Femrat në Arabinë Saudite në dekadat e fundit gjithmonë kanë kërkuar të drejtat e tyre themelore, veçanërisht pas zgjerimit të informimit publik dhe ngritjes së vetëdijes në shoqërinë saudite. Megjithatë, regjimi konservator saudit gjithmonë ka qenë një kërcënim për përmbushjen e kërkesave të tyre.  Në lidhje me këtë, Amnesty International dhe mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut kritikuan arrestimin e dy aktivistëve të tjerë në Arabinë Saudite nën programin qeveritar kundër aktivistëve, gazetarëve, studiuesve fetarë dhe protestuesve të opozitës.

Advertisements