Breaking News

Forcohet fushata pro dhe kundër referendumit në Maqedoni

Në prag të referendumit të vjeshtës për marrëveshjen me Greqinë po përforcohet fushata pro dhe kundër prononcimit, si dhe angazhimi i opinionit ndërkombëtar i cili është unanim në mbështetjen.

Grupi i “Ohrit” është grup joformal që e përbëjnë ish-politikanë dhe politikanët aktualë si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, që u formua në prill të këtij viti për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE, dje përmes fjalimit publik u bëri thirrje qytetarëve të thonë “po” për referendumin.

“Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhjen historike. Nëse dëshironi ta hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE me mbështetje të marrëveshjes me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni ‘Po’”, qëndron në kumtesë.

Mbështetje për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por që edhe kryeministrat e dy vendeve meritojnë të jenë kandidatë për Çmimin Nobel, shprehi edhe Edward Joseph, i cili është profesor i Universitetit “Jon Hopkins” në Washington, sepse se nuk bëhet fjalë për çështje qesharake siç e karakterizuan disa, por se “nevojitet guxim që të bëhet kompromis”.

Ndërkohë, u konfirmua se kancelari austriak Sebastian Kurtz, vendi i të cilit momentalisht kryeson me BE-në, më 7 shtator do ta vizitojë Maqedoninë, tre javë para referendumit të caktuar për ndryshimin e emrit, me të cilin duhet të zgjidhet kontesti me Greqinë.

Kurtz në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit i ka ftuar edhe disa liderë të tjerë evropianë.

Bojkot për referendumin, megjithatë, paralajmëruan edhe tridhjetë organizata të cilat për këtë qëllim nënshkruan Memorandum për bashkëpunim strategjik.

Sipas Rregullores për përgatitje, organizim dhe zbatim të referendumit të ardhshëm të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kompetent për zhvillimin e propagandës publike është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si propozues i autorizuar i referendumit. Zyrtarisht propaganda publike filloi më 30 korrik

Advertisements