Breaking News

Djali i Bin Ladenit martohet me vajzën e një prej rrëmbyesve të avionëve në ngjarjen e 11 shtatorit

Djali i Bin Ladenit, ish kreut të grupit terrorist Al Kaida, është martuar me vajzën e njërit prej rrëmbyesve të avionëve në ngjarjen e 11 shtatorit.

Hamza Bin Laden, djali I Osama Bin Laden kreu I grupit terrorist Al Kaida, është martuar me vajzën e Muhamed Ata një prej rrëmbyesve të avionëve civilë në ngjarjen e 11 shtatorit. Lajmi është dhënë vëllai Bin Ladenit. Ai në një intervistë me gazetën Guardian ka thënë se Hamazai ka arritur pozitë të lartë në rrjetin terrorist AL Kaida dhe synon të marrë hakun e vrasjes së babait të tij Bin Laden nga Amerika. Bin Ladeni është vrarë në një operacion të ushtrisë amerikane në Pakistan. Ai në vazhdim të intervistës thotë se kam dëgjuar se Hamza Bin Laden është martuar me vajzën e Muhamed Ata. Vendi ku ndodhet djali i Bin Ladenit nuk dihet por supozohet se ai ndodhet në Afganistan.

Advertisements