Breaking News

Qeveria iraniane e fuqishme në gatishmëri për tu përballur me sanksionet

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror të Iranit, kushtet ekonomike në Iran i ka cilësuar të mira dhe tha se mbështetja valutore është shumë e mirë.

Abdul’naser Hemati në këtë intervistë tha se qeveria iraniane është në gatishmëri të plotë për tu përballur me sanksionet. Guvernatori I Bankës Qendrore të Iranit vuri në dukje se ditën e martë do të paraqitet një paketë e re e politikave valutore të Iranit dhe shtoi nuk ka asnjë mangësi në garantimin e mallrave themelore, medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.

Advertisements