Breaking News

Gjyqësori në Maqedoni, i pari nën thjerrën e Bashkimit Evropian

Gjendja në gjyqësor, reformat në këtë sferë, ligjet, sa në vend ka sundim të së drejtës, gjykata transparente dhe efikase, gjykatës të paanshëm dhe prokurorë publik, departizim dhe organe gjyqësore në shërbim të qytetarëve që duhet të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore do të jenë në fokusin e procesit të skriningut për përgatitje të vendit për negociata inkuadruese me BE-në.

Kapitulli 23 që i referohet gjyqësorit dhe të drejtave themelore do jetë e para që do të vihet në thjerrën e BE-së, ndërsa siç është paralajmëruar ajo do të ndodhë në shtator.

Kalendari i procesit të skriningut është vërtetuar, ndërsa për këtë paralajmëroi në fundin e muajit të kaluar edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar osmani, i cili është caktuar për negociator politik.
Është dakorduar edhe kalendari përfundimtar për skanimin e kapitujve, ndërsa Qeveria veçmë ka miratuar edhe strukturën negociuese për inkuadrimin e RM-së në BE.

Politikat e BE-së në sferën e gjyqësorit dhe të drejtave fondamentale kanë për qëllim të mbajnë edhe më tej të zhvilluar Unionin si hapësirë për liri, siguri dhe drejtësi.

KE në faqen e saj ku sqaron kapitujt, në pjesën e kapitullit 23 thekson se vendosja e gjyqësisë së pavarur dhe efektive është me rëndësi esenciale për çdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. Paanshmëria, integriteti dhe standardet e larta të punonjësve gjyqësor janë esenciale për sundimin e vërtettë të së drejtës.

E gjithë kjo, thekson KE, kërkon synim të fortë se do të eliminohen ndikimet e jashtme mbi gjyqësinë dhe do të sigurohen burime adekuate dhe stërvitje për punonjësit në këtë sektor.

Unioni kërkon garanci ligjore për organizimin e proceseve gjyqësore dhe fer. Shtetet anëtare patjetër që në mënyrë të barabartë të angazhohen kundër korrupsionit, pasi ajo paraqet kërcënim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe sundimit të së drejtës.

Qeveria intensivisht përgatitet për skriningun, ndërsa paralelisht zhvillohen edhe proceset e implementimit të marrëveshjes së Prespës dhe organizimi i referendumit vijues.

Advertisements