Breaking News

Bolton i pashpresë për rezultatin e negociatave me Korenë e VEriut

John R. Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, është shprehur i shqetësuar mbi fatin e negociatave të Amerikës me Korenë e Veriut dhe zbatimin e zotimeve të këtij vendi.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo bëri sot thirrje që vendet të zbatojnë me rigorozitet sanksionet ndaj Koresë së Veriut. Komentet e tij u bënë pas publikimit të një raporti të OKB-së ku paralajmërohet se Koreja e Veriut ka gjetur mënyra për të shmangur sanksionet e vendosura për shkak të programit të saj bërthamor. John R. Bolton ri solli në vëmendje angazhimet e ndërmarra nga Koreja e Veriut. “Më datë 12 qershor, kryetari Kim Jong Un ndërmori angazhime këtu, në po këtë vend. Ai tha se do ta denuklearizojë vendin e tij. Që nga ajo kohë, ne po punojmë për të ndërtuar procesin nëpërmjet të cilit do të arrihet kjo gjë”, tha John R. Bolton. Megjithatë zoti Bolton nënvizoi “rëndësinë e ruajtjes së presionit diplomatik dhe ekonomik ndaj Koresë së Veriut për të arritur çnuklearizimin e plotë dhe të verifikueshëm për të cilin ka rënë dakort”. Pheniani është alarmuar ndërkohë nga qëndrimet e fundit amerikane, por Ministri i jashtëm Koreanoverior Ri Yong Ho u shpreh se vendi i tij do të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore. Ai shtoi megjithatë se qëndrimet e fundit të Shteteve të Bashkuara janë alarmuese dhe një kthim pas tek qëndrimet e vjetra. Një raport i sapopublikuar i OKB-së thotë se Koreja e Veriut ka patur “një rritje masive” të transferimit të paligjshëm të produkteve të karburantit në det të hapur, për të shmangur sanksionet e vendosura. Në raport dokumentohen gjithashtu shkelje të embargos së vendosur ndaj eksporteve të qymyrgurit, hekurit dhe produkteve të detit që i sjellin miliona dollarë të ardhura Phenianit. Ka gjithashtu tregues se Koreja e Veriut po vazhdon të prodhojë raketa.

Advertisements