Breaking News

Trump: Takimi me Ruhani varet nga Irani

Presidenti amerikan pasi ka përsëritur pretendimet e tij lidhur me Iranin ka thënë se takimi i tij me presidentin Hasan Ruhani varet nga vendimi i palës tjetër.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, Donald Trump president i Amerikës në një mesazh në Twitter ka pretenduar se “Irani dhe ekonomia e tij është shumë keq dhe përkeqësohet shumë shpejt. Ajo që unë takohem apo jo nuk ka rëndësi, kjo varet nga ata”. Ditën e hënë në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Italisë, Donald Trump shprehu gatishmërinë për bisedime me autoritetet iraniane dhe tha: Nëse ata janë gati, unë jam gati të bisedoj me Republikën Islamike të Iranit pa parakushte. Presidenti amerikan mashtron për negociata me Republikën Islamike të Iranit në një kohë kur Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.

Advertisements