Breaking News

Senati amerikan: Prezantohet plani i përballjes me kërcënimet e Rusisë

Në Senatin amerikan është prezantuar një plan i quajtur përballja me kërcënimet e Rusisë.

Lindsy Graham senator amerikan ka prezantuar planin kundër Rusisë të quajtur ligji i mbrojtjes së Amerikës për vitin 2018 në përballje me agresionet e Kremlinit. Në këtë plan është parashikuar krijimi i një qendre kombëtare dhe të një fondi special për tu përballur me influencën e Rusisë. Qendra do të ketë për qëllim të përgjigjet përballë kërcënimeve të qeverisë ruse ndërsa autoritetet e qeverisë amerikane duhet të jenë ata që drejtojnë këtë qendër. Plani është firmosur nga senator Lindsy Graham, Bob Menendez, Ben Cardin. Nga ana e saj Rusia ka paralajmëruar disa herë për pasojat e shtimit të tensioneve nga Shtëpia e Bardhë. Me tensionet e krijuara nga autoritetet amerikane, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë përkeqësuar shumë muajt e fundit.

Advertisements