Breaking News

Zarif: Duket se Amerika nuk mund të gjejë rrugën e saj përreth ujërave të Iranit

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif pasi kritikoi praninë e amerikanëve në Gjirin Persik, ka thënë: “Marina e SHBA duket se nuk është në gjendje të gjejë rrugën e saj rreth ujërave të Iranit.

sipas agjencisë së lajmeve Fars, Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh në Twitter ka shkruar: Marina e SHBA nuk mund të gjejë rrugën e saj rreth ujërave iraniane, ndoshta sepse nuk e ka kuptuar emrin e saj, emri i saj është Gjiri Persik, 2000 vjet dhe shumë më tepër. Që nga krijimi i Shteteve të Bashkuara, ajo ka qenë e njohur si Gjiri Persik, ose ndoshta nuk e di se çfarë po bën 7000 kilometra larg shtëpisë në oborrin e qetë të Iranit. Në këtë mesazh ministri iranian publikoi një foto të distancës mes SHBA dhe Gjirit Persik, që është 7592 milje. Mesazhi i ministrit të jashtëm iranian u erdhi  pas deklaratave të papërshtatshme të zyrtarëve amerikanë në lidhje me aktivitetin e Iranit në Gjirin Persik dhe përdorimin e emrit të rremë për Gjirin Persik nga zyrtarët amerikanë. Gjiri Persik ka një lidhje të pathyeshme me civilizimin e Iranit dhe ai është tubacioni më i rëndësishëm i naftës në botë dhe është një nga emrat që është përdorur në dokumente, korrespondenca dhe kontrata ndërmjet fiseve dhe kombeve që nga e kaluara. Zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit në mënyrë të përsëritur kanë deklaruar se ujërat e Gjirit Persik i përkasin Iranit dhe vendeve të rajonit dhe vendet e huaja, si Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të ndërhyjnë në punët e këtij rajoni.

Advertisements