Breaking News

Intensifikimi i krimeve të luftës të koalicionit saudit në Jemen

Të paktën 55 civilë jemenas janë vrarë të enjten pasi avionët luftarakë të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite goditën një spital dhe një port peshkimi në provincën perëndimore të Jemenit, Hudejda.

Ministria e Shëndetësisë e Jemenit tha të enjten se sulmet brutale kishin lënë së paku 130 të plagosur, disa në gjendje kritike. Rrjeti televiziv al-Masirah, duke cituar korrespondentin e tij, raportoi se avionët e Arabisë Saudite goditën spitalin al-Thorah në Hudejda, dhe një port peshkimi në krahinë. Sipas korrespondentit, numri i të vdekurve pritej të rritet për shkak të intensitetit të madh të sulmeve ajrore, veçanërisht ndaj spitalit. Raporti gjithashtu tha se spitali i sulmuar kishte nisur një apel urgjent për qytetarët jemenas për të dhuruar gjak. Kreu i Komitetit të Lartë Zgjedhor Revolucionar të Jemenit, në reagim ndaj ofensivës së koalicionit pushtues saudit në Portin Al-Hudejda, tha se agresioni i aleancës saudite-amerikane, është një krim lufte dhe një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe kjo shpreh natyrën terroriste të koalicionit. Koalicioni saudit bombardoi të enjten mbrëmje spitalin Al-Thawra dhe tregun e peshkut të Hudejdas në Jemenin perëndimor, duke vrarë të paktën 52 qytetarë jemenas dhe duke plagosur më shumë se 100 vetë. Sipas agjencisë së lajmeve Mejadin, Mohammed Ali al-Houthi, të premten në mëngjes, masakrën e koalicionit pushtues saudit në al-Hadid e përshkroi si çështjen më sfiduese për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara, Britania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatë të tjerë, për cdo ditë kryejnë krime dhe shkelin normat dhe dispozitat pa ndonjë pengesë. Anëtari i lartë i Ansarullah Jemenit, duke theksuar se Uashingtoni dhe Londra po pengojnë çdo përpjekje nga Këshilli i Sigurimit për të miratuar një rezolutë për paqen e Jemenit, tha se populli jemenas është i vetëdijshëm se armët amerikane dhe aleatët e tyre janë shkaku kryesor i vrasjes së fëmijëve dhe grave të Jemenit, ndërkohë që ligjet ndërkombëtare dhe atë të drejtave të njeriut ndalojnë sulmet ndaj civilëve  dhe ndaj personelit mjekësor në zonat e konfliktit. “Nëse anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po kërkojnë paqe në Jemen, ata duhet ta konsiderojnë vrasjen e civilëve nga koalicioni saudit si një krim lufte dhe të ndalojë agresionin në Jemen dhe të dënojë autorët e veprave, të cilat marrin jetën e qytetarëve jemenas , ka thënë Mohammed Ali al-Houthi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për një armëpushim tre-ditor, duke paralajmëruar për një valë të re të shpërthimit të kolerës në Jemen. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një valë të re të shpërthimit të kolerës në Jemen, duke njoftuar se Jemeni është në prag të valës së re të kolerës, e cila do të rrisë numrin e njerëzve që vdesin për shkak të kequshqyerjes dhe përhapjes së saj. “Kombet e Bashkuara po shpresojnë për një armëpushim në veri të Jemenit  për të lejuar aktivitetet anti-kolera dhe vaksinimin kundër kësaj sëmundje”, tha Piter Salameh, kreu i Departamentit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ne kërkojmë të shpallet një armëpushim tre-ditor, në mënyrë që të mund të gjejmë mundësinë për vaksinim kundër kolerës.

Advertisements