Breaking News

SHBA paralajmëron Evropën; Uashingtoni nuk do të ngurrojë të vendosë sanksione ndaj vendeve që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin

Ueb faqja Washington-Free Beacon e Uashingtonit njoftoi të premten në mëngjes se qeveria dhe Kongresi kanë paralajmëruar vendet evropiane rreth pasojave për vazhdimin e marrëdhënieve të tyre me Iranin.

Sipas Free Beacon të Uashingtonit, administrata e Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe mbështetja e tij kongresionale, u ka bërë thirrje vendeve evropiane të mos vënë në dyshim Shtetet e Bashkuara për sanksione kundër atyre që shkelin sanksionet e reja të Iranit. ” Free Beacon e Uashingtonit”, gjithashtu vuri në dukje se qeveria amerikane ka paralajmëruar anëtarët SWIFT (Komuniteti Ndërkombëtar i Shërbimeve Financiare Ndër bankare) lidhur me marrëdhëniet bankare dhe financiare me Iranin. Më parë, më 10 korrik, 10 senatorë amerikanë në një letër për ambasadorët gjermanë, britanikë dhe francezë në Uashington, kishin paralajmëruar evropianët për pasojat e anashkalimit ose dobësimit të sanksioneve të Uashingtonit ndaj Iranit. Trump të martën më 8 maj, duke përsëritur akuza të pabazuara kundër Iranit, njoftoi tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe paralajmëroi rifillimin e sanksioneve bërthamore brenda tre deri në gjashtë muajve të ardhshëm. Ky veprim është dënuar gjerësi nga faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se janë në favor të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Irani dhe Evropa kanë nisur bisedimet javët e fundit për të ruajtur marrëveshjen bërthamore pas tërheqjes së Uashingtonit nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.

Advertisements