Breaking News

Propozohet rezolutë në Senat për mbështetje të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë

Senatorët Cris Murffy dhe Ron Johnson, kanë propozuar në Senat rezolutë të përbashkët me të cilën përshëndetet dhe mbështetet marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe shprehet shqetësim për ndërhyrjen ruse dhe tentimet për dëmtimin e saj.

Në rezolutën 602 që para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit e kanë propozuar dy senatorët, thuhet se kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras kanë arritur marrëveshje historike për zgjidhjen e problemit disa dekadësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ratifikohet, marrëveshja do t’i hap rrugë “Republikës së Maqedonisë Veriore” që të kyçet në NATO dhe BE, do të largojë cënimin ndaj Ballkanit Perëndimor dhe do ta zvogëlojë mundësinë për ndërhyrjen ruse. Rusia po mundohet ta mbështet opozitën për minimin e marrëveshjes, me çka Greqia ju përgjigje me deportimin e katër diplomatëve rus”, thuhet në rezolutë.

Senatori Marffy para Komitetit tha se marrëveshja e arritur mes qeverive të Shkupit dhe Athinës duhet të përshëndetet dhe vlerësohet si sukses i madh diplomatik.

Ndërsa Johnson marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë e vlerësoi si mjaft pozitive, jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin.

Rezoluta për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë është mbështetur edhe nga senatorët Kris Kuns, Marko Rubio, Eduard Marki, Jon Baraso, Jin Shahin dhe Jim Ricsh.

Advertisements