Breaking News

“Mbështetja vëllazërore dhe dashuria është një mit”: Serbët kujtojnë largimin e forcave ruse nga Kosova, me urdhër të Putinit!

Me urdhër të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në vitin 2003, ushtarët rusë u tërhoqën nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Mbështetja politike e Moskës zyrtare në organizata të caktuara botërore, kryesisht në Kombet e Bashkuara gjatë viteve të fundit, është provuar e rëndësishme. Megjithatë, mediat serbe shkruajnë se tërheqja e trupave pas marrjes me pompozitet të aeroportit të Prishtinës në fund të pranverës së vitit 1999, tregoi se mbështetja vëllazërore dhe dashuria është një mit kur bëhet fjalë për fuqitë e mëdha. Po sipas tyre, ka qenë presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë vendimin më 5 maj 2003 për tërheqjen e paqeruajtësve rusë nga ish-Jugosllavia. Siç shkruhet tutje, në gusht të të njëjtit vit, nga Ballkani u larguan edhe ushtarët e fundit – rreth një mijë ushtarë rusë dhe oficerë – 320 paqeruajtës nga Qarku Ushtarak Leningrad bazuar në Ugljevik në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 650 trupat e Qarkut Ushtarak të Moskës dhe anëtarë të forcave të aviacionit, të vendosur në Kosovë në tri fusha kryesore (në komunën e Kamenicës, në komunën e Skenderajt, si dhe komuna e Malishevës, si dhe aeroporti kryesor i Kosovës në Sllatinë, i cili është i vendosur pesëmbëdhjetë kilometra nga Prishtina). Dhe sipas shefit të atëhershëm të Shtabit të Përgjithshëm, Anatoli Kvashnin, “Rusia nuk kishte një interes strategjik në Ballkan”. Kur luftimet filluan në Kirgizistan, rusët kanë kuptuar se një numër i madh i forcave të tyre luftarake janë të angazhuar në Bosnje dhe Kosovë, ka thënë për mediat serbe, analisti ushtarak Aleksandar Radiq. “Është e panatyrshme, kur duhet për të mbrojtur atdheun e tyre, disa të jenë diku tjetër”, ka thënë ndër tjerash Radiq duke shpjeguar situatën e atëhershme në Rusi. Sipas tij, është vërejtur se lufta e dytë në Çeçeni dhe të gjitha gjërat që kanë ndodhur, kanë kërcënuar Rusinë dhe Moska dërgoi një sinjal të qartë se Kosova dhe Bosnja nuk janë bazë kryesore për angazhimin e forcave të tyre. “Sot Rusia është në mënyrë shumë të përshtatshme e pranishme politikisht kur bëhet fjalë për Kosovën përmes mbështetjes së dhënë nga ana e OKB-së, por ne kemi mitet rreth asaj se si kjo mbështetje mund të transformohet në diçka tjetër. Për të kuptuar të tashmen në Kosovë, anëtarët e NATO-s janë aty dhe janë të vetmit me të cilët ne mund të flasim. Ushtria ruse nuk është atje, forcat tona të sigurisë që mund të kthehen është vetëm një teori, sepse kjo kërkon miratimin e NATO-s. Këtë presidenti Vuçiq e tha kohët e fundit, përndryshe kjo do të thotë luftë me NATO-n”, ka thënë ndër tjerash Radiq.

Advertisements