Breaking News

Deutsche Bank ndalon transfertat bankare me Iranin

Një prej gazetave gjermane shkruan se për shkak të sanksioneve amerikane, Deutsche Bank ka nxjerrë vendim për ndalimin e transfertave bankare me Iranin.

Banka Qendrore e Gjermanisë ditën e mërkurë ka nxjerrë planin e politikave të reja monetare t saj që ndalon transferimin e rreth 400 milion dollarëve në Iran. Sipas gazetës Bildt, banka qendrore ka zgjeruar kushtet e tregtisë së saj dhe në të përfshihen edhe transfertat në formë kesh. Në këtë mënyrë transfertat për partnerët e kësaj banke shpallen të ndaluara. Deutsche Bank është anëtare e Bankës Qendrore të Evropës dhe për shkak se Gjermania është motori kryesor ekonomik i Evropës ajo ka ndikim të gjerë në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar gazeta Bildt ka pretenduar se qeveria e Iranit po bën përpjekje që të tërheqë shumën 400 milion dollarë nëpërmjet bankës tregtare Iran-Evropë me qendër në Hamburg. Irani për të anashkaluar sanksionet amerikane synonte që tërheqjen ta bënte në formën kesh. Edhe pse qeveria gjermane deri tani nuk është prononcuar për transferimin e kësaj shume, mirëpo gazeta Jerusalem Post pretendon se kancelarja Angela Merkel dëshiron të lejojë Iranin që duke shfrytëzuar bankën tregtare Iran-Evropë (EIH) të transferojë shumën 400 milion dollarë.

Advertisements