Breaking News

Trump: Marrëveshja bërthamore shfaqje e tmerrshme, iranianët shumë shpejt do të bisedojnë me ne

Presidenti amerikan pasi ka kritikuar marrëveshjen bërthamore ka pretenduar se iranianët shumë shpejt do të futen në bisedime me qeverinë e tij.

Sipas  gazetës Nju Jork Tims, Donald Trump president i Amerikës në fjalimin më të fundit të tij edhe një herë ka vënë në dyshim marrëveshjen bërthamore me Iranin duke e quajtur atë një shfaqje të tmerrshme dhe kritikoi dhënien e 1.8 miliard dollarëve Iranit. 1.8 miliard dollarë i janë dhënë Iranit. 1.8 miliard dollarë në formë kesh. Marrëveshja bërthamore është një shfaqje e tmerrshme. Ai edhe më herët shkëmbimin e të burgosurve dhe dhënien e parave qeverisë iraniane nga ana e qeverisë Obama vetëm për lirimin e të burgosurve e ka quajtur skandal dhe ka thënë: Unë nuk jam si Obama që të bëjë lëshime. Ai ka dhënë me miliona për të liruar robërit tanë në Iran mirëpo unë nuk kam dhënë para. Ai lidhur me deklaratën e dy ditëve më parë për gatishmërinë për të bisedua me presidentin Hasan Ruhani pa parakushte ka thënë: Ndjenja më thotë se ata shumë shpejt do të bisedojnë me ne, mirëpo edhe nëse kjo nuk ndodh nuk ka problem. Ndërkohë Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj propozimit të Trump ka thënë: Ai duhet të vërtetojë se gatishmëria e tij për bisedime nuk është mashtrim. Mashtrimet e presidentit amerikan për gjoja gatishmërinë e bisedimeve me Republikën Islamike të Iranit bëhen në kohën kur ai më 8 Maj duke përsëritur akuzat boshe kundër Iranit, shpalli daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi rikthimin e sanksioneve. Ky veprim i Donald Trump është kundërshtuar gjerësisht nga faktori i brendshëm dhe i huaj.

Advertisements