Breaking News

Amerika që shkel të drejtat e njeriut të mos flasë për vendet e tjera

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi dënoi deklaratën anti-iraniane të sekretarit amerikan të shtetit gjatë simpoziumit për lirinë fetare në Amerikë ka thënë se Amerika dhe shkelësit e tjerë të të drejtave të njeriut nuk janë në atë pozitë që të gjykojnë dhe të japin mendime për të tjerët dhe të nxjerrin deklarata të njëanshme.

Më 24 dhe 26 korrik në Uashington është organizuar takimi i parë i ministrave të jashtëm të vendeve regjimeve të botës pjesëmarrës në simpoziumin “ liria e fesë”, ku disa nga pjesëmarrësit në takim kanë akuzuar Iranin për shkeljen e lirisë fetare. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e hënë ka thënë se disa vende dhe regjime që kanë marrë pjesë në këtë simpozium përkundër realitetit veten e tyre e quajnë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shtoi: Deklarata përfundimtare e tyre është ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit, e cila është përpiluar në bazë të informacioneve të pasakta, të pavërteta dhe të sajuara. Zëdhënësi Kasemi me këtë rast përmendi kushtetutën iraniane dhe vendimin e fundit të asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit mbi të drejtat e pakicave fetare dhe tha: Historia e Iranit islamik ka treguar bashkëjetesën paqësore të të gjitha feve dhe sot të gjitha fetë hyjnore në Iran kanë të gjitha të drejtat civile dhe përveç kësaj ata kanë përfaqësues në parlamentin islamik të Iranit dhe në organet e tjera zgjedhore të vendit.

Advertisements