Breaking News

Rusia: Nga shtatori i vitit 2015 në Siri janë kthyer më shumë se 1 milion të shpërngulur

Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se më shumë se 1 milion emigrantë dhe të shpërngulur sirianë, janë kthyer në vendin e tyre që nga shtatori i vitit 2015.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, rreth 1.2 milion sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri që nga viti 2015. Rusia me kërkesë të qeverisë siriane, prej 30 shtatorit 2015 ka nisur sulmet ajrore kundër grupeve terroriste ISIS dhe fronti Nusra. Ndërkohë në veri të Sirisë, ushtria po vazhdon operacionin për pastrimin e rajoneve veriore nga prania e terroristëve. Ndërkohë nga rajoni Gute Lindor, Galemun Lindor dhe nga periferia e Homsit me mijëra terroristë janë detyruar të largohen.

Advertisements