Breaking News

Letra paralajmëruese e Gjykatës së Hagës për Amerikën, fitore e Iranit

Muhamed Xhevad Xhemali, një prej anëtarëve të komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën  e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, letrën paralajmëruese të gjykatës së Hagës për Departamentin Amerikan të Shtetit e ka cilësuar fitore të diplomacisë së Iranit.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka caktuar datën 27 gusht të vitit 2018 për të shqyrtuar ankesën e Iranit kundër Amerikës. Kjo gjykatë në një letër drejtuar Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit, pasi i ka bërë të ditur atij afatin e shqyrtimit të ankesës së Iranit kundër Amerikës, ka paralajmëruar qeverinë e Uashingtonit që të heqë dorë nga rivendosja e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit. Irani ka ngritur padi kundër Amerikës në gjykatën e Hagës e cila do të nisë të shqyrtohet prej datës 27 gusht. Në rast se Irani shpallet fitues në këtë seancë gjyqësore, atëherë do të nxirret një vendim për ndërprerjen e trenit të sanksioneve. Gjykata ndërkombëtare e Hagës në një njoftim të saj njoftoi se procesi gjyqësor do të zgjasë 4 ditë. Padia e ngritur nga Irani pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Amerikës është për shkak të shkeljeve të akordeve mes dy vendeve. Padia e ngritur nga Iranit pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është bërë e ditur nga ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif. Në padinë e drejtuar nga Irani thuhet se vendimi i 8 majit i Amerikës për të rivendosur sanksione bërthamore kundër Iranit bie ndesh me zotimet ndërkombëtare të Uashingtonit sidomos me pikat 4,7, 8, 9 dhe 10 të akordit të vitit 1995 dhe për shkak të kësaj shkeljeje, Amerika është e detyruar të paguajë dëmshpërblimet.

Advertisements