Breaking News

Erdogan: Asnjë hap prapa përballë kërcënimeve të SHBA!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar ashpër ndaj homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili kohët e fundit kërcënoi Ankaranë me sanksione, nëse nuk liron një pastor amerikan të burgosur në Turqi.

“Ju nuk mund ta detyroni Turqinë të bëjë një hap prapa me sanksione,” tha Erdogan. “Shtetet e Bashkuara nuk duhet të harrojnë se nëse nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre, mund të humbasin një partner të fortë dhe të sinqertë si Turqia “, shtoi ai. Pak para kërcënimit të Trump, nënpresidenti amerikan Mike Pence i kërkoi Turqisë të lironte menjëherë pastorin Brunson “ose të përgatitet për t’u përballur me pasojat”. Pastori ungjillor i krishterë nga Karolina e Veriut është mbajtur në një burg turk për gati dy vjet. Ai është akuzuar se ka lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe me lëvizjen Gulen.

Advertisements