Breaking News

Ambasadori kinez “ngushëllon” Serbinë: Kina ka pritur 100 vjet ta kthejë Hong Kongun

Ambasadori i Kinës në Beograd, Li Mancheng thotë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është më e rëndësishmja për Serbinë dhe integritetin territorial të saj dhe vlerëson se për zgjidhjen e një çështjeje aq të rëndësishme nuk duhet përcaktuar afate kohore.

“Është thjesht mendimi im personal, nuk është zyrtar. Kur është fjala për çështjen e Kosovës, kjo ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, dhe kjo është çështja më e rëndësishme për një vend, qeverinë dhe popullin”, tha Li për RTS. Ai përmendi shembullin e Kinës, e cila ka pritur gati 100 vjet për të zgjidhur çështjen e Hong Kongut dhe Makaos. “Në Hong Kong ishin anglezët, kurse në Makao portugezët”, kujton Li. Ai tha se Kina sot është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe ende nuk e ka zgjidhur problemin e saj, çështjen e Tajvanit. “Për një çështje të tillë të madhe, askush nuk duhet lejuar të zgjidhet brenda pak muajsh. Normalisht, nëse Beogradi dhe Prishtina bien dakord për 10 ditë, unë e mbështes dhe e përshëndes “, tha Li.

Advertisements