Breaking News

Katrougalos: Me marrëveshjen e Prespës fillon epokë e re për Ballkanin

Për perspektivat që i hap marrëveshja e Prespës, për bashkëpunimin e ardhshëm midis Athinës dhe Shkupit, për reagimet në Greqi dhe rezultatet e anketave të opinionit publik, fol për AIM Georgios Katrougalos, shefi alternativ i diplomacisë greke.

Siç raportojnë nga AIM, Katrougalos thotë se zgjidhja mes dy vendeve hap një epokë të re për Ballkanin, paralajmëron se lidhja ajrore midis Athinës dhe Shkupit do të jetë realitet, duke shfrytëzuar dijen e tij si profesor i të Drejtës Kushtetuese thotë se marrëveshja e Prespës nuk lë hapësirë që në të ardhmen të bisedohet përsëri dhe është i bindur që Kuvendi i Greqisë do të jap dritë të gjelbër kur ratifikimi do të ndodhet në rend dite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se cili është mesazhi për dy popujt në dy vendet ai tha se “Mesazhi që e çon marrëveshja e Prespës është se dallimet midis shteteve duhet të zgjidhen me dialog, dhe jo me konfrontim nacionalist të padobishëm, që po udhëhiqet nga arsye politike të brendshme. Gjithashtu, se ekziston vullnet dhe dëshirë që të bëhen hapa të mëdha që të zgjidhen kontestet që i tangojnë dy shtetet, por edhe rajonin më gjërë. Dy Kryeministrat, Tsipras dhe Zaev treguan se edhe pavarësisht nga çmimi politik ishin të gatshëm të zhvillim të interesit kombëtar të të dyja vendeve.

Ai tha se me marrëveshjen e Prespës në njërën anë është stabilitet për Ballkanin ndërsa në anën tjetër hap horizonte të reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

“Kjo marrëveshje historike, në njërën anë politikisht e stabilizon rajonin e Ballkanit, dhe në anën tjetër hap horizonte të reja për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. Tashmë nga ministritë kompetente të vendeve tona shqyrtohen propozime për zbatimin e projekteve infrastrukturore përmes programit INTERREG. Lidhje ajrore mes Athinës dhe Shkupit mendoj se shumë shpejt do të jetë realitet” thotë Katrougalos duke shtuar se të gjitha shtetet dhe institucionet evropiane e kanë përshëndetur marrëveshjen, sepse e pranojnë që mënyra win-win është mënyra më e mirë e zgjidhjes së kontestit që zgjat 3 dekada në skenën politike evropiane.

Duke u përgjigjur në pyetjen se si Greqia do t’i ndihmojë Shkupit në rrugën drejt BE-së, Katrougalos tha se “rruga e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e rëndë, por e hapur, ndërsa Greqia ndërmorri iniciativa konkrete. Si pari, posaçërisht interes i madh është që t’i përkrahim perspektivat e fqinjëve tanë, posaçërisht të vendit tuaj në Këshillin e liderëve evropian dhe të ministrave për punë të jashtme”

ai foli gjithashtu për kundërshtimit të opinionit publik në Greqi në lidhje me marrëveshjen e emrit.

“Forcat nacionale në të dyja vendet nuk donin zgjidhje, sepse po ushqehen nga vazhdimësia e kontesits. Gjithsesi, unë i kuptoj si njerëz të thjeshtë, shumë patriotë janë kundër marrëeshjet, disa për shkak të mungesës së informacionit, disa nga reagimet emocionale. Ne si Qeveri vendosëm që vazhdojmë drejt marrëveshjes së Prespës pavarësisht nga çmimi politik, sepse besojmë se kjo do të jetë në interes të popillit grek, por edhe për popullin fqinj”, tha Katrougalos.

Advertisements