Breaking News

Zjarret vdekjeprurëse në Greqi “u ndezën me dashje”

Zjarret vdekjeprurëse që përfshinë hapësira pranë Athinës këtë javë, mund të jenë ndezur me dashje, tha zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Mikos Toska.

Nuk ka vetëm indikacione, por edhe shenja për zjarrvënie”, tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

Së paku 82 njerëz vdiqën nga zjarret, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për rreth 30 të tjerë të zhdukur.

Të gjitha zjarret që kanë paraqitur kërcënim për komunitetet e banueshme janë shuar, thanë autoritetet.

Aeroplanët zjarrfikës dhe fuqia punëtore nga Italia, Spanja, Qiproja dhe Rumania ndihmuan në zbutjen e flakëve.

Advertisements