Breaking News

Zaev: Ekzistojnë kapacitete të mëdha për bashkëpunim ekonomik në mes Maqedonisë dhe Arabisë Saudite

Kryeministri Zoran Zaev u takua sot me Abdullah bin Mohammed Sharaf, ambasadorin e ri të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Maqedoninë, me seli në Tiranë.

Në takim së bashku u tha se ka potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.

Është diskutuar për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje të përgjithshme kornizë që do të hapte një mundësi për bashkëpunim në disa fusha dhe sektorë që lidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Me procesin reformave në vendin tonë dhe politikat e miqve, kemi arritur afër qëllimeve strategjike, Bashkimi Evropian dhe NATO, pas referendumit do të hapen mundësi të mëdha për qytetarët e Maqedonisë dhe vendin, kryesisht në planin ekonomik, përveç stabilitetit dhe sigurisë në vend”, tha Zaev.

Advertisements