Breaking News

Kushti i Putinit për të shkuar në restorant me Erdoganin!

Në përgjigje të një ftese nga homologu i tij turk për të shkuar së bashku në restorant, presidenti rus vendosi një kusht.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Erdogan, duke folur me Putin në fund të samitit të grupit BRICS në Johanesburg, vuri në dukje zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe shtoi se ky zhvillim ka shkaktuar “xhelozinë” e disa vendeve. Pas këtyre fjalëve, Putini i tha Erdoganit: “Ti më kishe ftuar zyrtarisht në restorant”, dhe presidenti turk u përgjigj se ftesa e tij mbetet në fuqi. Presidenti rus u përgjigj: “Ne kemi rënë dakord se mund të drekojmë së bashku kur ju të lejoni produktet tona të mishit të hyjnë në tregun tuaj, dhe në restorant të ketë ushqime nga mishi ynë “. Presidenti turk u përgjigj se “me kënaqësi të madhe” do të presë Putinin për drekë.

Advertisements