Breaking News

Amerikanët kundërshtojnë luftën kundër Iranit

Rezultatet e një sondazhi të ri tregojnë se shumica e amerikanëve kundërshtojnë luftën me Iranin.

Sipas një raporti të gazetës Huffington Post, rezultatet e anketës së përbashkët të kësaj gazete dhe Institutit Yougov tregojnë se 53% e të anketuarve thanë se janë kundër luftës me Iranin. Sipas rezultateve të sondazhit, vetëm 23 përqind e amerikanëve kanë thënë se nëse qeveria amerikane deklaron luftë ndaj Iranit, do ta mbështesin atë. Ky sondazh i përbashkët i Huffington Post dhe Yougov është kryer me një mijë amerikanë mbi moshën 18, më 24-25 korrik 2018. Huffington Post shtoi se sondazhi u krye pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi presidentin iranian, Hasan Ruhani.

Advertisements