Breaking News

Vdes Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i kuvendit të Kosovë Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë. “Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër burgjet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti. Ndërkaq, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje. Seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër. Mësohet se Adem Demaçi, ka vdekur rreth orës 17:40, ndërsa nuk ka mundur të shpëtojë edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij, duke thënë se Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës. ” Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi. “Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar nga ana e tij Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Advertisements