Breaking News

Nis procesi i transferimit të trupave të ushtarëve amerikanë që kanë mbetur në Korenë e Veriut

Shtëpia e Bardhë me anë të një njoftimi bëri të ditur se Koreja e Veriut ka dorëzuar një pjesë të ushtarëve amerikanë që kishin mbetur në Korenë e Veriut që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Sipas Uashingtonit, dorëzimi i trupave amerikane është hapi i parë i ndërmarrë nga Koreja e Veriut për zbatimin e akordit të arritur në takimin historik të qershorit mes dy presidentëve në Singapor. Në luftën mes dy Koreve janë vrarë më shumë se 35 mijë forca amerikane prej të cilëve 7 mijë e 700 rezultojnë të zhdukur dhe trupat e 5 mijë e 200 prej tyre mendohet se janë në Korenë e Veriut. Akordi për dorëzimin e trupave amerikane të mbetur në Korenë e Veriut u arrit në takimin e 12 qershorit të Donald Trump dhe Kim Jung Un në Singapor. Data për transferimin e këtyre trupave përkon me 65 vjetorin e marrëveshjes për armëpushim mes dy Koreve. Një avion ushtarak amerikan është ulur dje në verilindje të Koresë së Veriut për të marrë trupat e ushtarëve amerikanë.

Advertisements