Breaking News

Amerika paralajmëron Evropën

10 senatorë republikanë në Amerikën kanë paralajmëruar vende si Gjermania, Britania dhe Franca lidhur me anashkalimin e sanksioneve apo dobësimin e sanksioneve të Uashingtonit kundër Iranit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, 10 senatorët amerikanë në një letër drejtuar ambasadorëve të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës në Uashington kanë theksuar se përpjekjet për të anashkaluar apo dobësuar sanksionet amerikane kundër Iranit, krijon shqetësime serioze që mund të çojë në reagimin e Kongresit. Ted Vruz senator i shtetit Teksas, Macro Robio senator i Floridas, Tom Cotton senator i Arkansaz janë ndër nënshkruesit e kësaj letre. Të 10 senatorët republikanë janë kundërshtarë të marrëveshjes bërthamorë dhe ndër figurat më ekstremiste kundër Iranit në Kongresin amerikan. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.

Advertisements