Breaking News

Në Greqi, kërkime për të mbijetuar nga zjarret

Në Greqi po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, pasi së paku 74 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës.

Erërat e forta i kanë shpërndarë flakët, kanë bllokuar shumë persona në shtëpi dhe automjete, ndërsa kanë detyruar të tjerë të futen në det.

Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur tre ditë të zisë kombëtare.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në shtëpi dhe makina, mes frikës se numri i të vdekurve mund të rritet.

Të afërmit e atyre që janë raportuar të zhdukur, kanë postuar fotografi në një ueb-faqe, me shpresën se do të gjejnë vendndodhjen e tyre.

Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca i kanë dërguar ndihmë Greqisë.

Advertisements