Breaking News

Krimi i ri i ISIS, 221 të vrarë në Siri

Mediat siriane kanë njoftuar se sulmi ndodhi sot (të mërkurën) në mëngjes si pasojë e shpërthimeve kamikaze të kryera në qendër të qytetit Suvejda në jug të Sirisë shkaktoi vrasjen e mbi 200 civilëve dhe plagosjen e qindra personave të tjerë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, njoftoi se numri i të vdekurve nga një valë e sulmeve dhe bombardimeve të kryera nga anëtarët e grupit terrorist ISIS në provincën jugperëndimore të Sirisë i ka tejkaluar 220 viktima. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha të mërkurën se tre sulmues i shpërthyen rripat e tyre shpërthyese në qytetin Suvejda, 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit Damask, ndërsa shpërthimet e tjera goditën fshatrat në veri dhe në lindje. “Anëtarët e ISIS pastaj sulmuan fshatrat në verilindje të krahinës dhe vranë banorët në shtëpitë e tyre,” tha kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman. Drejtori i shëndetësisë në provincën Suvejda të Sirisë ka deklaruar se për shkak se disa prej të plagosurve akoma ndodhen në gjendje kritike, ekziston mundësia që numri i të vrarë të shtohet edhe më shumë. ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet në një deklaratë duke thënë se “ushtarët e kalifatit” sulmuan pozicionet e qeverisë siriane dhe objektet e sigurisë në Suvejda, duke shpërthyer rripat e tyre të eksplozivit.

Advertisements