Breaking News

Jimmy Carter: SHBA nuk është më një lider në të drejtat e njeriut

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter tha se Amerika ka humbur pozicionin e saj si i ashtuquajturi udhëheqës global për të drejtat e njeriut nën Presidentin Donald Trump.

“Ne duhet të jemi kampion i të drejtave të njeriut. Ne jemi një superfuqi, e cila nuk bazohet vetëm në fuqinë ushtarake, një pjesë e këtij definimi duhet të jetë angazhimi për të drejtat e njeriut”, tha Carter të martën në një simpozium në Qendrën Carter në Atlanta të shtetit Giorgia. “Ne e kemi humbur përkushtimin afatgjatë për të drejtat e njeriut,” tha ai. Por, vëzhguesit thonë se SHBA nuk ka qenë kurrë një udhëheqës i të drejtave të njeriut, duke kritikuar çështjet e saj të brendshme, sociale dhe ekonomike, si varfëria, krimi, racizmi dhe dhuna me armë, si dhe mbështetja e Amerikës për regjimet si Arabia Saudite dhe Izraeli që janë ndër shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut.

Advertisements