Breaking News

Garda Revolucionare përmirëson flotën e avionëve Su-22

Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Forcat Ajrore të Gardës kanë përmirësuar disa nga bombarduesit e saj Sukhoi SU-22 dhe së shpejti do t’i pajisë ata me raketa cruise.

Komandanti i Divizionit të Hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare, gjeneral brigade Amirali Haxhizadeh e bëri njoftimin në një ceremoni të mërkurën ku u zbuluan 10 avionë luftarakë SU-22 të rikonstruktuar. Haxhizadeh gjithashtu tha se Garda Revolucionare do të instalojë raketa ajër-tokë me precizion të lartë dhe një rreze veprimi prej 1,500 kilometrash në aeroplanët e saj luftarakë. Pas fazës së përmirësimit, bombarduesi Su-22 tani do të jetë në gjendje të mbajë dhe të lëshojë bomba inteligjente tepër precize, si dhe raketa ajër-tokë dhe ajër-ajër, dhe do të jetë në gjendje të transferojë të dhëna në mes të avionëve nga distanca prej disa kilometra, shtoi komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Ai theksoi: “Nëse aftësitë e tanishme të Gardës Revolucionare, të cilat bazohen në vullnetin e specialistëve të rinj revolucionarë dhe një pjesë e së cilës u shfaqën sot, … arrijnë në veshët e presidentit amerikan që kërkon aventura, ai kurrë nuk do të bëjë një gabim të tillë dhe do ta kuptojë se Irani  mund t’i përgjigjet lehtë një kërcënimi për naftën “.

Advertisements