Breaking News

Dëmet e shkaktuara nga zjarri në Greqi

Greqia po kalon momente shumë të vështira. Në raportimin e fundit të mediave greke thuhet se numri i të vdekurve  ka shkuar në 76 të vdekur dhe rreth 170 të plagosur. Ndërkohë zjarri, vijon që prej dy ditësh në zonat turistike bregdetare pranë kryeqytetit të Athinës.

Bilanci është ende provizor pasi vijohet të kërkohet në det ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë nisur ende kontrollin e banesave.  Zyrtarisht ambasada shqiptare konfirmon për tre shqiptarë të plagosur, 2 janë fëmijë. Nuk konfirmohet ende për shqiptarë të vdekur. Qeveria shpalli tre ditë zie. Mes viktimave është dhe një foshnje 6 muajsh, ndërsa mes të plagosurve ka mbi 20 fëmijë. Deri më tani janë 700 persona të shpëtuar.  Trupat e pajetë të 26 personave nga 76, u gjetën në oborrin e një resort në Mati, (Në lindje të Atikës, 30 km larg Athinës) pranë njëri tjetrit. Ata mesa duket kanë tentuar të largohen por nuk ia kanë dalë. Dyshohet se zjarret mund të jenë të qëllimshme. Më shumë se 2 500 shtëpi janë shkatërruar tërësisht në Voutza, Nea Makri, Mati dhe Rafina, Atika lindore, ndërsa 4000 mijë shtëpi kanë pësuar dëme serioze, informon skai.gr. Ky është bilanci paraprak i autoriteteve vendore në Rafina dhe Nea Makri. Ndërkohë ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë pamjet e shkatërrimeve nga zjarri në malin Pendeli dhe përgjatë brigjeve lindore të Atikës.

Advertisements