Breaking News

Zarif i përgjigjet Donald Trump

Ditën e hënë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, i është përgjigjur deklaratës së ashpër anti-iraniane të Donald Trump presidentit amerikan.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh të tij në Twitter ka thënë se kërcënimet e Donald Trump për iranianët nuk ka asnjë rëndësi, pasi iranianët prej mëse 40 vitesh përballen me të tilla fjalë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke iu drejtuar presidentit Trump ka thënë se iranianët për mijëra vjet kanë vënë re fundosjen e perandorive të ndryshme mes tyre edhe perandorisë së tyre ndërkohë që jeta e iranianëve është më e gjatë sesa e shumë vendeve. Bëj kujdes. Donald Trump ditën e hënë duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit Hasan Ruhani, i cili ka thënë se Amerika nuk duhet të luajë me bishtin e luanit, në faqen e tij në Twitter ka thënë se në rast se Amerika kërcënohet përsëri, Irani do të përballet me pasoja që në histori janë të pashoq. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë në një fjalim të tij iu drejtua qartë amerikanëve dhe në përgjigje të pretendimeve të amerikanëve se nuk do të lejojnë eksportin e naftës iraniane ka thënë; Presidenti amerikan duhet ta dijë se Irani është garantues i sigurisë së rrugëve ujore në rajon dhe të mos luajë me bishtin e luanit sepse përgjigjja që Irani do të japë për të do të jetë penduese.

Advertisements