Breaking News

Mike Pence: Amerika mbështet trazirat e rrugëve në Iran

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, vendi i të cilit ka një dosje të gjerë ndërhyrjes në punët e brendshme të Iranit, ditën e hënë ka thënë se Uashingtoni mbështet trazirat në rrugët e Iranit.

Mike Pence ka pretenduar se qeveria Trump u qëndron pranë protestuesve në Iran. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump, Uashingtoni ka nisur një fushatë të gjerë propaganduese kundër Iranit me qëllim krijimin e trazirave në Iran. Amerikanët përpiqen që me anë të sanksioneve, luftës ekonomike dhe preisoneve politike të rrisin pakënaqësinë e brendshme në Iran. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Hasan Ruhani më 27 qershor ka thënë se Irani nuk nënshtrohet përballë agresioneve dhe forcës dhe shtoi se iranianët në përballjen e vullneteve do të thyejnë amerikanët. Deri më sot kombi iranian disa herë ka neutralizuar dhe asgjësuar planet amerikane.

Advertisements