Breaking News

Pentagoni i befasuar nga marrëveshjet ushtarake Trump-Putin

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA thuhet se është befasuar nga raportet e marrëveshjeve ushtarake midis Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre të fundit në Finlandë.

Rusia ka publikuar një deklaratë duke e cilësuar si një sukses takimin e së hënës midis Trump dhe Putin në kryeqytetin finlandez Helsinki, dhe duke përshëndetur “marrëveshje verbale” lidhur me rritjen e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë ndërkombëtare si Ukraina dhe Siria. “Ministria ruse e Mbrojtjes është e gatshme për zbatimin praktik të marrëveshjeve në sferën e sigurisë ndërkombëtare të arritur nga presidentët rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Donald Trump, në takimin e tyre të së hënës në Helsinki”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë. Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes i SHBA Jim Mattis ka mbajtur një profil të ulët që nga samiti, ashtu si qëndroi jashtë radarit gjatë turneut kaotik të Trump në Evropë, ku presidenti amerikan shantazhoi anëtarët e NATO-s gjatë një samiti në Bruksel dhe u përpoq të minonte qeverinë britanike gjatë një vizitë në Britani të Madhe. Heshtja në radhët e larta të Pentagonit ka shkaktuar huti dhe zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë nuk kanë mundur t’u përgjigjen pyetjeve të mediave rreth diskutimit të Trump dhe Putinit dhe marrëveshjeve të mundshme ushtarake për të cilat po flet Moska.

Advertisements