Breaking News

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Shqipërisë e Kosovës

Shtypja dhe diskriminimi ndër dekada, i ka lodhur shqiptaret e kësaj treve, të cilët të ruajnë me fanatizëm traditën, zakonet, gjuhen dhe kulturën, por ata nuk janë dorëzuar.

Pavarësisht gjithçkaje vijojnë përpjekjen e përditshme sidomos në aspektin politik për të fituar vendin që i takon brenda shtetit, të cilin ia la për fat të keq si dhurate proceset historike. Problemi më jetik për ta është mungesa e teksteve shqip në shkolla. Tirana zyrtare thotë se përkthimi i 35 teksteve shqip për Luginën është ne proces duke dhënë lajmin se ne fillimin e vitit të ri shkollor ato do të jenë gati për nxënësit shqiptarë. Përfaqësuesit më të lartë politik të Luginës shpresojnë qe Prishtina e Tirana te luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në të ardhmen sa i takon presionit që duhet bërë tek shteti serb. Presheva dhe dy komunat e tjera janë zonat më të varfra ne gjithë Serbinë. Ditë më parë, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se negociatat mes Kosovës e Serbisë duhet të ndërpriten nëse në to nuk diskutohet për Luginën e Preshevës. Ai ka thënë se i është bërë kërkesë Prishtinës zyrtare që në dialogun me Serbinë, para faktorit ndërkombëtar, të hapet tema e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Advertisements