Breaking News

“A mendoni se Irani është aq i dobët, sa ju lejon të arrini qëllimet tuaja?”

“Negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk nënkuptojnë asgjë tjetër, përveç dorëzimit dhe humbjes së arritjeve të vendit. z. Trump! Ne jemi njerëz dinjitozë e të ndershëm dhe garantues të sigurisë së rrugës ujore të rajonit gjatë gjithë historisë, mos luani me bishtin e luanit, se do pendoheni keq. “

Kjo është pjesë e deklaratës së Presidentit iranian, Hasan Ruhani, drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Ai shtoi: “… A mendoni se Irani është aq i dobët, sa ju lejon të arrini qëllimet tuaja?”. Kjo mund të jetë hera e parë që një president i Shteteve të Bashkuara kritikohet kaq hapur dhe kaq drejtpërdrejt. Fjala e sotme e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit është në të vërtetë fjala e popullit iranian. Një fjalë që buron nga dinjiteti dhe prestigji i një kombi. Fjalimi i presidentit iranian nuk është kërcënim, ose një përgjigje ndaj fjalorit brutal dhe vulgar të Donald Trump, por është një kujtesë për krenarinë dhe madhështinë e një kombi të madh që ka qenë krenarisht i pranishëm në kutitë e votimit për t’i treguar Amerikës domethënien e vërtetë të demokracisë dhe pavarësisë. Por fjala e z. Ruhani duhet të konsiderohet si një paralajmërim serioz dhe kambanë alarmi për të gjitha kombet e pavarura të botës, kur thotë: “Sjellja e qeverisë aktuale të Shteteve të Bashkuara ka krijuar një rrezik të madh për gjithë botën”. Sot, prepotenca e presidentit arrogant të Shteteve të Bashkuara ka shkuar aq larg ,saqë sionistët dhe qeveria amerikane thonë haptazi se ata në thelb nuk e njohin një shtet të quajtur Palestinë, se ata nuk e pranojnë se Kudsi i shenjtë u përket muslimanëve dhe në thelb besojnë se Palestina nuk është një tokë islame. ” Këto lëvizje janë një rrezik i madh për myslimanët dhe për gjithë rajonin”, paralajmëroi presidenti iranian. Trump, megjithatë, në vlerësimet e tij mbi Iranin duket se nuk e ka shqyrtuar të kaluarën, dhe kjo sigurisht nuk është e habitshme, pasi ai nuk ka shumë interesa  nga politika. Armiqësia e Amerikës ndaj Iranit përfshin një listë të gjatë nga lufta e imponuar nga Iraku kundër Iranit, tek akuzat dhe sanksionet e ndryshme kundër Iranit, por në asnjë nga këto komplote nuk ka pasur gjë tjetër, veçse dështime nga ana e Amerikës. E vërteta që as presidenti aktual i SHBA dhe as presidentët para tij nuk e kuptuan kurrë, është se burimi i vërtetë i fuqisë, autoritetit dhe krenarisë së kombit të Iranit është uniteti, integriteti, besimi dhe njohja e armiqve. Në dyzet vitet e fundit, populli i Iranit qëndroi para të gjitha komploteve që nga fillimi i revolucionit dhe u mësoi Shteteve të Bashkuara se është e nevojshme të njihet pozita dhe prestigji i Iranit për të folur me popullin iranian siç duhet. Fjalimi i sotëm i presidentit iranian është një lloj rikujtim i pozitës dhe madhështisë së popullit iranian, kur theksoi: ” Shtetet e Bashkuara duhet ta dinë se kombi historik, i lashtë dhe revolucionar i Iranit, nuk do të dorëzohet kurrë përballë një personi arrogant e injorant që nuk ka etikë, moral dhe mirësjellje, që nuk kupton marrëveshjet, planet dhe projektet dhe që mashtron popullin dhe qeverinë, madje edhe këshilltarët e tij”.

Advertisements