Breaking News

Djathtisti amerikan: Soros është djall, por i përkryer!

Pas largimit nga administrata e Trump, ish-bankieri i investimeve ka kërkuar mënyra të reja për të promovuar pikëpamjet e tij të krahut të djathtë, duke vendosur që ai do të rivalizojë Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të miliarderit George Soros (OSF), i cili është aktiv në Evropë.

Steve Bannon, ish-kryestrategu në administratën e Trump, ka njoftuar se ka ndermen të themelojë një fondacion që do të jetë një fondacion që synon mbështetjen e grupeve të krahut të djathtë në të gjithë Evropën. Sipas gazetës amerikane The Daily Beast, Bannon dëshiron të ofrojë një alternativë për Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të  miliarderit çifut me origjinë hungareze, George Soros, të cilin ai e konsideron si një projekt të suksesshëm, edhe pse ai nuk e ndan me të agjendën e vet. “Soros është i shkëlqyeshëm, ai është djall, por ai është i përkryer”, tha ish-kryestrategu në një intervistë me The Daily Beast. Fondacioni, i cili do të quhet “Lëvizja”, do të jetë i ngarkuar mes tudimet, konsultimet kërkimore mbi mesazhet dhe mbledhjen e të dhënave për partitë e krahut të djathtë në Evropë, të cilat kanë parë një rritje të mbështetjes pas një fluksi të madh të emigrantëve nga Lindja e Mesme në kontinentin evropian. Bannon ka zhvilluar tashmë disa takime me udhëheqësit e dikurshëm dhe të tanishëm të partive të krahut të djathtë, duke përfshirë Nigel Farage, Marine Le Pen dhe Viktor Orban. Ish-anëtari i administratës Trump shpreson që partitë e tilla të krahut të djathtë do të fitojnë më shumë se 1/3 e vendeve në Parlamentin Europian, pasi të mbahen zgjedhjet e ardhshme në maj 2019. Në të njëjtën kohë, pavarësisht vendosjes së Soros si shembull, iniciativa e Bannon nuk është aq e madhe sa Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Vetëm 10 punonjës me kohë të plotë do të punësohen në fazën fillestare, por më shumë do të punësohen pas zgjedhjeve, nëse fondacioni provon veten të jetë efektiv, sipas The Daily Beast. Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros janë akuzuar vazhdimisht se kanë vepruar në emër të miliarderit për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të tjera, veçanërisht në politikat e tyre të emigracionit.

Advertisements