Breaking News

Banka Botërore: Maqedonia përparon në menaxhimin me borxhin publik

“Maqedonia për një periudhë të shkurt ka zhvillim të shquar me menaxhimin e borxhit publik”, thonë nga Banka Botërore (BB).

Në njoftimin për përparim të Programit me menaxhimin e borxhit publik dhe rreziqet, nga Banka Botërore thonë se në vitin e fundit në Maqedoni në një kohë rekord është arritur zhvillim dhe përafrim të menaxhimit të borxhit publik në raport me praktikat e mira ndërkombëtare, me rezultate dukshëm më të mira krahasuar me vendet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vëllimi i reformave të cilat në pajtim me Programin po implementohen, mund të jetë tepër ambicioz për vendet tjera, por jo edhe për ekipin nga Sektori për borxh publik pranë Ministrisë së Financave të Maqedonisë. Kryesisht shtetet realizojnë komponentat një nga një nga Programi, për shkak të resurseve të kufizuara njerëzore, sepse duhet që t’i zbatojnë reformat pavarësisht nga punët çdo ditore. Në Maqedoni është ndryshe. Ekipi atje kuptohet ndërmjet veti, dhe që përbëhet prej 10 vetave, se janë të nevojshme reformat dhe punojnë në të gjitha komponentat”, thotë Rodrigo Cerbal, lideri i ekipit nga BB-ja.

Ekipi për borxh publik në Ministrinë e financave punon në përmirësimin e strategjisë, për ligj të ri për borxhin publik, zhvillim të tregut të brendshëm të letrave në vlerë dhe në IT sistemin për menaxhim të borxhit./Telegrafi/

Advertisements