Breaking News

Britania përdor fëmijët për spiunazh!

Policia britanike dhe agjencitë e inteligjencës po përdorin fëmijët si spiunë në operacione të fshehta kundër terroristëve, bandave dhe tregtarëve të drogës, ka zbuluar një raport i ri parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa prej të miturve të ngarkuar me grumbullimin e inteligjencës janë nën moshën 16 vjeç, njoftoi raporti i publikuar javën e kaluar nga një komision shqyrtimi i Dhomës së Lordëve. Raporti gjithashtu paralajmëroi për planin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për t’u dhënë organeve të zbatimit të ligjit edhe më shumë liri mbi përdorimin e fëmijëve. Një raport i ri parlamentar i Mbretërisë së Bashkuar që zbulon përdorimin e fëmijëve si spiunë në operacione të fshehta është “shqetësuese” dhe është një “ndërhyrje e thellë” në marrëdhëniet familjare, tha një profesor dhe ish-akademik në Londër. Punësimi i të miturve për të kryer spiunim nuk mund të bëhet pa manipulimin dhe abuzimin e tyre, tha Dr Rodney Shakespeare. “Përdorimi i fëmijëve për të arrestuar të rriturit është shumë e diskutueshme”, tha Shakespeare të premten për kanalin Press TV.

Advertisements