Breaking News

Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk pengon bashkëpunimin Teheran-Vienë

Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk pengon zgjerimin e bashkëpunimit mes Republikës Islamike të Iranit dhe Austrisë.

Kështu deklaroi Stefan Scholz, ambasador i Austrisë në Teheran. Ai duke e quajtur të jashtëligjshme dhe të njëanshme veprimin e Amerikës tha se Evropa dhe anëtarët e saj nënshkrues të marrëveshjes bërthamore, po bëjnë përpjekje për realizimin e qëllimeve dhe besojnë se nuk ka pengesa për zgjerimin e bashkëpunimit. Ai përmendi paketën e propozuar nga Evropa për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se pala evropiane po mundohet të zbatojë pikat e kësaj pakete dhe është e mendimit se ka mjete të tjera për tu përballur me sanksionet. Disa ditë më parë Evropa ka propozuar një paketë për bashkëpunimet bankare, të naftës dhe tregtisë, e cila po analizohet nga Republika Islamike e Iranit. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.

Advertisements