Breaking News

Tmerri nga Irani ia ka prishur qetësinë Netanjahut!

Çështja e Iranit e ka shqetësuar mendjen e Benjamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, i cili i kushton vëmendje të veçantë Iranit edhe në kohën e tij të lirë.

Siç raporton agjencia e lajmeve IRNA, gazeta izraelite Jerusalem Post, thotë se një imazh fotografik i publikuar nga faqja e internetit LADAT (një sistem i mbikëqyrjes së brendshme) tregon se Netanjahu në kohën e tij të lirë po  lexon artikullin e faqes së internetit “Daily Beast” për Iranin. Gazeta izraelite shtoi se kjo foto tregon Netanjahun, i cili e diskuton artikullin me ministrin izraelit të Informacionit, Yisrael Katz. Jerusalem Post shton: ” Në të kaluarën, Netanjahu e përdorte kohën e lirë për të lexuar biografinë e Kryeministrit britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill. Tashmë ai po lexon për Iranin dhe kjo tregon se Netanjahu ka frikë nga fuqia në rritje e Iranit në rajon dhe madje edhe udhëtimet e shpeshta të zyrtarëve të lartë amerikanë në Tel Aviv, nuk kanë qenë në gjendje të zvogëlojnë vëllimin e shqetësimeve të Netanjahut”.

Advertisements