Breaking News

Kroacia kërkon punëtorë sezonalë shqiptarë

Kroacia kërkon nga Shqipëria punëtorë sezonalë gjatë sezonit veror. Këtë e bëri të ditur presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović gjatë konferencës së përbashkët me kreun e shtetit Ilir Meta.

Në fjalën e saj presidentja kroate tha: “Turizmi kërkon trajnim të duhur të stafit. Gjithashtu ne kërkojmë punëtorë sezonalë gjatë turizmit, e cila do të ndihmojë në industrinë tonë të turizmit. Këto fakte të industrisë janë çështje të veçanta për ne. Kemi nevojë për lidhje më të mira. Transporti është i rëndësishëm për ne, duke përdorur një linjë ajrore direkte mes Zagrebit dhe Tiranës, por gjithashtu duke përdorur edhe rrugë detare nëpërmjet transportit detar. Ne kemi nevojë për shpeshtimin e ndërtimit të autostradës joniane”.  Kitaroviç tha se Shqipëria ishte miku i Kroacisë gjatë kohës që miqtë ishin të pakët dhe shqiptarët në Kroaci kanë luftuar vullnetarisht për lirinë e Kroacisë.  “Shqipëria ishte miku ynë gjatë kohës kur miqtë ishin të pakët. Shqipëria na ka mbështetur gjatë kohës që ne luftonim për lirinë e kombit tonë. Nga 18 mijë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, 2.500 ishin vullnetarë në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe u jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë. Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për fushimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme”. Nga ana e tij, Presidenti Ilir Meta theksoi: “Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë mese të shkëlqyera.  Kroacia ka qenë dhe mbetet mbështetëse e fortë e hapjes se negociatave me BE”.

Advertisements