Breaking News

Trump “tradhtar dhe kukull e Putinit”!

Disa qindra protestues u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, duke bërtitur “Tradhtar”, “Kukulla e Putinit”, “Dëboni Trumpin” dhe slogane të tjera pasi helikopteri i presidentit amerikan preku në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Me posterë të improvizuar që e quanin Trump një “gënjeshtar” dhe “tradhtar”, si dhe me megafona, protestuesit bërtitën dhe e shqetësuan presidentin Trump gjatë gjithë natës. Protestat me sa duket kishin për qëllim dënimin e takimit të nivelit të lartë të Trump me Presidentin rus Vladimir Putin. Trump është kritikuar ashpër nga një numër ligjvënësish amerikanë, si dhe zyrtarë aktualë dhe ish- zyrtarë amerikanë, për takimin me presidentin rus. Ish shefi i CIA John Brennan dënoi konferencën e përbashkët për shtyp të Putinit dhe Trumpit dhe e quajti performancën e presidentit amerikan një “tradhti”.

Advertisements