Breaking News

Putin kritikon haptazi qëndrimet e presidentit amerikan kundër marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Rusisë pasi ka kritikuar homologun e tij amerikan për daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore ka thënë se Moska e ka shpallur shqetësimin e saj mbi këtë çështje.

Vladimir Putin ditën e hënë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin amerikan Donald Trump në Helsinki, ka thënë: ANEA sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore ka kontroll të plotë mbi programin bërthamor të Iranit dhe ajo ka garantuar se aktivitetet bërthamore të Iranit janë paqësore. Reagimi i presidentit Putin erdhi pas deklaratës së Donald Trump i cili në konferencën për shtyp ka thënë se ka biseduar me presidentin rus mbi atë që ai e quajti ambicie bërthamore. Donald Trump pa marrë parasysh kritikat e presidentit Putin, ka mbështetur qëndrimet e tij kundër marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë se Amerika deri më sot nuk ka qenë kaq keq me Rusinë mirëpo kjo ka ndryshuar prej disa orësh. Presidenti amerikan ka pretenduar se që nga koha e ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, diplomacia dhe mirëkuptimi ka zënë vendin e konfrontimit.

Advertisements