Breaking News

Irani ngre padi pranë Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Amerikës

Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se padia e ngritur nga Irani pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Amerikës është për shkak të shkeljeve të akordeve mes dy vendeve.

Padia e ngritur nga Iranit pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është bërë e ditur dje nga ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif. Rreth kësaj padie, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë: për tu përballur me veprimet e jashtëligjshme të Amerikës dhe vendosjes së sanksioneve kundër Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka ngritur padi kundër Amerikës për shkak të shkeljes së normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe për shkak të shkeljes së akordit për marrëdhëniet ekonomike dhe konsullore të vitit 1995. Në ankesën e drejtuar nga Irani thuhet se vendimi i 8 majit i Amerikës për të rivendosur sanksione bërthamore kundër Iranit bie ndesh me zotimet ndërkombëtare të Uashingtonit sidomos me pikat 4,7, 8, 9 dhe 10 të akordit të vitit 1995 dhe për shkak të kësaj shkeljeje, Amerika është e detyruar të paguajë dëmshpërblimet. Akordi i vitit 1995 u nënshkrua mes Iranit dhe Amerikës për marrëdhëniet ekonomike dhe çështjet konsullore. Muhamed Xhavad Zarif ditën e hënë në faqen e tij në Twitter ka shkruar se Irani ka ngritur padi kundër Amerikës për shkak të rivendosjes së sanksioneve të njëanshme kundër Teheranit. Donald Trump president i Amerikës më 8 maj duke përsëritur akuzat e tij boshe kundër Iranit, shpalli daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe theksoi rivendosjen e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit.

Advertisements