Breaking News

Tusk: Trump përhap lajme false

Kreu I Këshillit të Evropës duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan ka thënë se Evropa dhe Amerika janë miq me njëri-tjetrit dhe çdokush që thotë të kundërtën ai jep lajme false.

Më herët presidenti amerikan e ka quajtur BE si armik të Amerikës. Në një intervistë të tij në Skoci, presidenti amerikan ka thënë: Mendoj se kemi armiq të shumtë. Për mendimin tim BE në bazë të parimeve për tregti me ne, është një armik. Drejtuesit e Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen sot  dhe të martën në Pekin dhe më pas në Tokio për riforcimin e marrëdhënieve tregtare me këto dy vende me qëllimin për t’i bërë “bllok” presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka ndërmarrë një luftë tregtare botërore. Turneu aziatik i përfaqësuesve të BE-së zhvillohet në kuadër të një përpjekjeje për gjetjen e aleancave, tregu më i madh unik në botë, përballë proteksionizmit të administratës Trump, slogani i të cilit është “Amerika e Para”. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të marrin pjesë nesër në Pekin në samitin e 20-të BE-Kinë dhe do të takohen me presidentin Xi Jinping, ditën kur presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki. Samiti do të jetë rasti për drejtuesit e Kinës dhe Bashkimit Europian për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët në mbështetje të një modernizimi të Organizatës Botërore të Tregtisë Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker do të shkojnë më pas në Tokio për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Japoninë. Takimi ishte parashikuar fillimisht javën e kaluar në Bruksel, por kryeministri japonez, Shinzo Abe u detyrua të anulojë udhëtimin për shkak të përmbytjeve në Japoni.

Advertisements