Breaking News

Pacolli thërret opozitën në dialog me udhëheqës Thaçin

Të mërkurën në Bruksel pjesë e delegacionit të Kosovës do të jetë Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se në këtë ekip duhet të jetë edhe opozita dhe ekspertë të tjerë.

Ka thënë se dialogu me Serbinë është i përgatitur nga miqtë e Kosovës dhe s’mund të ndalet. platforma e publikuar është ajo çka mund të flitet me Serbinë. Sipas tij, kompromiset e Kosovës kanë përfunduar me Pakon e Ahtisaarit. Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se formati i dialogut me Serbinë është i përcaktuar të zhvillohet nën udhëheqjen e presidentëve prandaj edhe e sheh të pamundshme që këtij procesi t’i prijë dikush tjetër pos Hashim Thaçit. Opsioni tjetër, sipas Pacollit, është nëse Parlamenti i Kosovës arrin të ndërrojë Presidentin dhe në vend të Thaçit të emërojë dikë tjetër. “Nëse jemi në gjendje ta ndërrojmë Presidenti e ndërrojmë…”, ka shtuar ai. Derisa Kosova nuk e ndërron Presidentin, Pacolli thotë se duhet të shkohet në dialog të bashkuar dhe jo të ndarë përballë një shteti siç është Serbia. “Së pari është bërë një përgatitje, jo vetëm kosovare, ndërkombëtare për fillimin e dialogut. Është bërë kjo për arsye se ka një koordinim mes partnerëve miq të Kosovës. Dhe, është formuar një trup ndërmjetësues negociues të BE’së”, thotë Pacolli, në një intervistë për mediat lokale. Pacolli thotë se fakti pse është Presidenti i Kosovës udhëheqës i dialogut e ka përcaktuar formati i ekipit të Serbisë që kanë shkuar me të njëjtin nivel në bisedime ne Bruksel. “Është i vetmi njeri që udhëheq dialogu është Presidenti. Nuk ka tjetër figurë që i kundërvihet Presidentit të Serbisë. Nuk mund të bëjmë diçka tjetër. Ne duhet të jemi të përfaqësuar në nivel të Presidentit si udhëheqës i dialogut. Kjo nuk lëvizë. Duam apo na nuk duam”, ka shpjeguar ai. Sipas Zëvendëskryeministrit të Parë, në dialog duhet të përfshihen edhe partitë opozitare, ekspertët, deputetët dhe persona kompetentë.

Advertisements